Nedim Bajrami ka shënuar golin e tretë për Rangers në Skoci. Në "Hampton Park" skuadra e Rangers përmbysi 1-2 Motherwell për gjysmëfinalet e Kupës së Ligës me golin e Bajramin, që ka dërguar të tijtë në finalen e madhe, aty ku gjejnë një derbi me Celtic.
Ndeshja nisi mirë për Motherwell që kaloi në epërsi me Halliday në minutën e 25-të. Në pjesën e dytë ishte Dessers që barazoi duelin, ndërsa duhej Nedim Bajrami (minuta 81) që shënoi golin e dytë në pak ditë dhe i dha finalen e madhe Rangers.
Tre gola për Bajramin me Rangers, një në Europa League, një në kampionat dhe një në Kupë, teksa duket në formë të mirë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Could that be the winner?! ????
Nedim Bajrami gives @RangersFC a 2-1 lead with the help of a deflection ????#PremierSportsCup pic.twitter.com/KIhfyaVQzV— Premier Sports (@PremSportsTV) November 3, 2024
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)