Raportet mes personazheve publik dhe gazetarëve jo gjithmonë janë të mira, sidomos kur bëhet fjalë për pyetje mbi jetën e tyre private dhe me sa duket diçka e tillë ka ndodhur edhe me Çiljetën.
 
Këngëtarja ka qenë duke realizuar një intervistë me dy gazetare dhe si duket nga reagimi i saj, një pyetje nuk i ka pëlqyer këngëtares dhe është larguar nga studio.
 
"Qenkeni budallaçka ju mi, më mirë po iki fare", dëgjohet të thotë këngëtarja në video.
 
Ende nuk dihet pyetja që gazetaret Aulona dhe Fatma i kanë bërë këngëtares, por sipas "Prive", gazetaret kanë vendosur ta publikojnë gjithë skenën për të treguar se nuk kishte asgjë tendencioze nga ana e tyre.
 
Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga këngëtarja për sa i përket ngjarjes.