SHBA - Inter Miami u përmbys 3-4 mëngjesin e kësaj të diele (me orën shqiptare) nga Orlando City, në sfidën e radhës në MLS. Kampionët në fuqi të SHBA-së shënuan tre gola të shpejtë me Fray, Segovia dhe Lionel Messin, por miqtë do të përmbysnin gjithçka.
Martin Ojeda shënoi tre gola për Orlandon në minutat 39, 68 dhe 78, para se Tyrese Spicer të shënonte golin e katërt dhe të përmbysjes në minutën e tretë shtesë.
Humbja ka 'tërbuar' Lionel Messin, kapitenin e Inter Miamit. Sipas raportimeve nga mediet përtej Atlantikut, argjentinasi ka folur përpara shokëve të skuadrës dhe ka thënë se 'ajo që ndodhi është e papranueshme', teksa ekipi pritet të marrë masa që një humbje e kësaj forme të mos përsëritet.
Komente










