VIDEO/ Makina me shpejtësi skëterrë hedh në ajër çiftin në Durrës dhe largohet! Shpëtojnë 'në fije të perit' 2 të tjerë që po kalonin rrugën

Report Tv siguron pamjet e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku u plagos një e moshuar në lagjen nr. 11 nga një makinë që po lëvizte me shpejtësi. 70-vjeçarja po ecte në këmbë e shoqëruar nga një burrë, kur makina e cila vinte me shpejtësi skëterrë i ka përplasur, por ka kapur më shumë të moshuarën, ndërsa personi krah saj ndonëse është rrëzuar nga videoja duket që ka mundur që ti shmanget pak mjetit.

Pas goditjes, burri krah të moshuarës arrin të ngrihet dhe tenton të ndjekë makinën, kurse kalimtarët shkojnë për t'u dhënë ndihmën e parë 70 vjeçares e cila qëndronte shtrirë në tokë. Në atë moment kur makina ka ardhur me shpejtësi, duke kaluar rrugën kanë qenë edhe 2 persona të tjerë të cilët fatmirësisht janë larguar në kohë dhe nuk janë përplasur nga mjeti. Gruaja e aksidentuar menjëherë pas aksidentit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bllokuar makinën si dhe ka identifikuar shoferin që e drejtonte, ndërsa ende është në kërkim  të tij. Në 5 muajt e parë të 2021 aksidentet në rrugët e vendit kanë pësuar rritje, shkaqet vijojnë të jenë tradicionale, shpejtësia tej normave të lejuara dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur. Në vazhdim pritet të hyjë në fuqi kodi i ri rrugor përmes të cilit janë parashikuar 10-fishim të gjobave për shkelësit, por se sa do të funksionojë pritet të shihet në vazhdim.

1623842260_1623841294AKSIDENTI.jpg

Momenti i aksidentit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë