Report Tv sjell video nga brenda magazinës që u përfshi nga flakët në Elbasan. Siç shihet edhe nga video, dy makina janë shkrumbuar totalisht nga flakët. Dyshohet se 3 kanë qenë autorët të cilët ia kanë vënë flakën magazinës, ndërsa ata dyshohet se janë futur nga dritarja. Do jetë këqyrja e kamerave të sigurisë që mund të çojë grupin hetimor drejt identifikimit të autorëve.
Lajmi kryesor:
Elbasan/ Zjarr në një magazinë makinash në pronësi të një 26-vjeçari! Digjen dy automjete, 3 autorët u futën nga dritarja dhe i vunë flakën (VIDEO)
