TIRANË- Sali Berisha u godit me grusht në protestën që po mbante gjatë kohës kur po mbahej Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, mirëpo ky sulm mund të ishte parandaluar. Një tjetër video, e parë në një këndvështrim tjetër nxjerr në pah dështimin e forcave të sigurisë së Sali Berishës.
Autori Gert Shehu dukej që ishte bërë gati të sulmonte Berishës dhe një nga shoqëruesit e ish-kryeministrit e ka parë dhe ka tentuar që ta ndalojë, por ka dështuar, ndoshta edhe pse e ka neglizhuar dhe nuk e ka menduar se mund të godiste me grusht në fytyrë shefin e tij.
Vetë drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku tha se siguria e Berishës ishte marrë përsipër në mënyrë personale e jo nga uniformat e policisë. E në këtë rast, siguria e Berishës ka lënë shumë për të dëshiruar, duke neglizhuar rrezikun.