Ylli i muzikës latine Ricky Martin, ka dhuruar një performancë të magjishme dhe të paharrueshme për publikun shqiptar, mbrëmjen e shkuar në sheshin ‘Skënderbej’.

Nën tingujt e muzikës latine dhe nën atmosferën e paparë që u kriju në kryeqytet, dashamirës të muzikës shijuan cdo moment nga koncerti që zgjati më shumë se dy orë.

Këngëtari i njohur spanjoll, ka kënduar përballë një publiku të shumtë në numër, të cilët mezi e kanë pritur magjinë dhe atmosferën e tingujve të muzikës latine.

Artisti i cili ka kënduar për publikun këngët e tij më të njohura si ‘Livin la vida loëa’ apo ‘Un, dos, teres, Maria’, shprehu dashurinë dhe vlerësimin e madh për vendin tonë, duke e cilësuar si një ‘vend të bekuar’  teksa premtoi se kjo nuk do të ishte hera e fundit që do të vinte në Shqipëri.

Ylli i muzikës latine befasoi fansat e tij gjatë performancës elektrizuese, ku foli shqip duke i thënë të gjithë publikut: “Ju dua Tirana”.

Mirëpo një ndër momentet më emocionuese të koncertit ishte kur një fans i artistit i dhuroi atij flamurin ‘kuq e zi’  të cilin Ricky e mori menjëherë në skenë duke e mbështjellë rreth vetes, teksa nuk la pas pa bërë dhe simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.