KOSOVË - Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç nuk është pritur në mënyrën me të mirë në festën e Vidovdanit në Kosovë, në 625-vjetorin e saj në betejën e Fushë-Kosovës. Ai jo vetëm është quajtur tradhtar nga një grup i të rinjve, ndërsa fliste para qytetarëve të mbledhur në Gazimestan, por është gjuajtur edhe me gurë. Nikoliç theksoi se shqiptarët po ndërtojnë shtëpi, po punojnë tokat, por duhet ta dinë se të gjitha po i ndërtojnë në tokën serbe.
Nikoliç tha në Gazimestan se në atë vend gjithçka është thënë me 1389. Sipas tij, në atë vend është nder që të heshtet, por nuk është nder që të mos thuhet ajo se cfarë Serbia mendon për Kosovën dhe si Serbia mendon ta vazhdojë luftën për këtë vend të shenjtë.
“Sot ne Kosove, komshinjtë tanë shqiptarë ndërtojnë shtëpitë e tyre, punojnë token…shihet se po ndërtojnë. Ne ju urojme gjithë të mirat dhe ndërtimet e tyre uroj që t’i kenë përgjithnjë , por ta dinë se po e ndërtojnë në token serbe”, tha Nikoliç.
Por, në mesin e turmës së qytetarëve nisën brohoritjet e të rinjve serb, ‘Tradhti, Tradhti’, ‘Nuk e duam BE-në, e duam Rusinë’, madje, pas vendit ku po fliste Nikoliç, shpërtheu edhe një fishekzjarr, ndërsa Nikoliç i zënë “ngusht” iu përgjigj atyre me “faleminderit”.
“Ju po më fyeni, po më gjuani e po më quani tradhtar sot. Mirëpo, po të ishte presidenti i mëhershëm, ju nuk do të ishit fare këtu, e kush e di se çfarë do të ndodhte me ju më pas. Për këtë unë jam president, dhe ju më thoni se unë e kam shitur Kosovën”, tha Nikoliç.
....Qindra serbë kanë festuar sot në Gazimestan festën e Shën Vidit, në 625-vjetorin e saj në betejën e Fushë-Kosovës. Bashkë me prijësit fetarë dhe institucional serbë kanë qenë të pranishëm dhe presidenti Tomislav Nikoliç bashkë me ministra të tjerë të qeverisë.
Nikoliç ka përuruar gjithashtu dhe shtatoren e Millosh Kopiliqit në qendër të Graçanicës ku për nder të tij janë grumbulluar qindra qytetarë të cilët ndryshe nga Gazimestani ku ju ndwrpre fjala disa herw nga grupe tw rinjsh, e kanë pritur presidentin serb me duartrokitje.
Kjo festë solli humbjen e ushtrisë aleate nga pushtimi osman, në krye me Millosh Kopiliçin, 625 vjet më parë, por për serbët, kjo njihet si fitorja e tyre në Betejën e Fushë-Kosovës. Manifestimi mbahet çdo 28 qershor, tradicionalisht në Graçanicë dhe Gazimestan.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47%
-
Jo
50.9%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9367
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49