Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur këtë mëngjes “vrullshëm”, siç shprehet vetë ai.

Ilir Meta ka postuar në rrjetet sociale një video ku shihet duke bërë stërvitje në një palestër.

“Kur dita nis vrullshëm në mëngjes”, shkruan kryetari i PL-së, Ilir Meta ndërsa publikon edhe pamjet.

Teksa Meta ka ndarë këtë video, sot kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbledh ul në tryezë Bledi Çuçin e Gazment Bardhin për negociatat për rikthimin e normalitetit në Kuvend.