VIDEO/ Së shpejti nis stërvitja ushtarake Defender, forcat e SHBA dhe NATO do stërviten për herë të dytë në Shqipëri

TIRANË- Për herë të dytë, Shqipëria do të mirëpresë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë. Stërvitja nis me 22 maj dhe ka qenë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ciki ka ndarë disa pamje nga forcat e NATO dhe SHBA. Peleshi shkruan se Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme ‘Defender Europe 23’ është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 17 mijë trupave shumëkombëshe.

"Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme. Krenarë për këtë rol, duke treguar mbështetjen dhe angazhimin tonë maksimal për të gjithë ushtarakët dhe personelin që janë pjesë e këtij misioni të rëndësishëm. Bashkëpunimi dhe mbështetja jonë, thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon", shkruan Peleshi.

Defender Europe 23 zhvillohet nga data 22 maj deri më 23 qershor. Stërvitja përfshin më shumë se 7,000 anëtarë të shërbimit të SHBA dhe 17,000 trupa shumëkombëshe nga më shumë se 20 vende aleate dhe partnere. Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Për nisjen e kësaj stërvitjeje do të ketë edhe një aktivitet hapës, ku do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Kujtojmë që të njëjtën stërvitje Shqipëria e priti edhe dy vite më parë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë