Të rinjtë të cilët kanë zënë rrugët për të luajtur “Pokemon Go” ndoshta nuk e kanë menduar ndonjëherë sesi ndihen ata pokemonë të gjorë teksa ndiqen nga miliona njerëz në të gjithë botën. Por një hakmarrje për të gjithë pokemonët e shpërndarë nëpër botë ka ardhur nga një grup të rinjsh në Zvicër.
 
Ata ndërsa lëviznin me një fugon në rrugët e qytetit, të veshur si pikaçu pikasin lojtarët, i godasin me një top të madh dhe largohen me shpejtësi. Hakmarrja e veçantë dhe e papritur e këtyre të rinjve ka shkaktuar të qeshura të shumta për të gjithë ata që e kanë parë.