Një aeroplan është detyruar të bëjë një ulje emergjente në një periferi jugore të Parisit, pasi ka pësuar defekt në një nga motorët. 

Si pasojë e kësaj, tre personat që ishin në bord u dërguan në spital duke kërkuar trajtim urgjent, por lëndimet e tyre nuk u konsideruan të rrezikshme për jetën.

Sipas raportimit nga mediat e huaja, aeroplani u ul në një zonë banimi në Villejuif. Tre personat në bord ishin një instruktor fluturimi rreth të 80-tave dhe dy pasagjerë në fund të të 20-tave.

Po ashtu bëhet e ditur se aeroplani filloi uljen emergjente në një rrugë përpara se të përplasej me murin e një ndërtese apartamentesh.

Ai arriti të ndalej në kopshtin në pjesën e pasme të ndërtesës së apartamenteve, me pjesë të aeroplanit që mbetën mbi çatinë e një garazhi aty pranë. Aeroplani u nis nga Rouen – rreth 130 km (80 milje) nga Villejuif – dhe supozohej të ulej në Toussus-le-Noble, afër Versajës.