DUSSELDORF - Tifozët e Kombëtares e kanë nisur që sot festën në Dusseldorf. Nesër në orën 21:00 Shqipëria e futbollit luan kundër Spanjës dhe një fitore do bënte punë për të besuarit e Sylvinhos në Grupin B të Euro 2024.

Afro 30 mijë shqiptarë priten në stadiumin me 49 mijë ulëse, teksa duket se impianti do pikturohet kuqezi. Të shumtë dhe të zhurmshëm në rrugët e qytetit, shqiptarët e kanë kthyer në festë me këngë dhe veshje popullore dhe tupana.

Gazetari i Report Tv, Ernest Koçi sjell atmosferën e zjarrtë që janë duke dhuruar tifozët e Kombëtares, teksa kjo e sotmja është vetëm nxehmja.