Në "Niko Dovana", Teuta fitoi 1-0 me Kukësin për javën e 22-të në Superligë. Ndeshja u vendos nga goli i Ildi Grudës në minutën e 26. Një top i gjatë për shkodranin bëri që Tafas të linte portën por pa ndalur aksionin, me Grudën që me një parabol nga hyrja e zonës i jep tri pikë durrsakëve të Martinit. Pas javës së 22-të, Teuta me 28 pikë mban vendin e shtatë. Kukësi me 25 pikë qëndron në vendin e parafundit.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Maj, 08:35

    Gjykata e Lartë frenon Prokuroritë dhe Gjykatat për arrestin me burg, si e vlerësoni?