Bledar Matoshit, gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë, me mbishkrimin "CAL.380".
Në momentin që Bledar Matoshi është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit ka qënë së bashku me Klajdi Kodrën, i cili ka kundërshtuar shërbimet e Rendit duke i goditur dhe grisur uniformën. Klajdi Kodra është djali i ish-nënkampiones së qitjes Lindita Kodra.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" për Bledar Matoshin dhe për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" për Klajdi Kodrën. .
(Arma e sekuestruar nga policia)
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com