Video/ Njihuni me 97-vjeçaren
e cila mundi të takojë "Google"

Video/ Njihuni me 97-vjeçaren<br />e cila mundi të takojë
 
Një 97-vjeçare pati mundësinë të vizitojë kampin e Google në Kaliforni, në Mountain Vieë. Olive Horrell, një e moshuar e cila është rritur në një kohë kur nuk mendohej kurrë se teknologjia do të ecte kaq para, kishte vetëm një dëshirë: Të vizitonte Google-in. Ëndrra e saj u realizua falë një organizate jofitimprurëse të quajtur WËish Of Lifetime".
 
“As në ëndërr nuk e kisha imagjinuar atë që unë pashë sot", - u shpreh 97-vjeçarja Olive Horrell pasi vizitoi “të ardhmen”. 
 
Horell u takua me të gjithë ekipin që fshihet pas shërbimeve të Google-it, si Translate, Cardboard, Photos etj. E moshuara pati gjithashtu mundësinë të bëjë një xhiro me makinën vetë-drejtuese të Google-it, të krijonte Doodle-in e vet, të bisedonte me inxhinierët më të mirë dhe të përjetonte mrekullinë e kufjeve të realitetit virtual. 
 
Në rininë e saj Olive ëndërronte që të bëhej inxhiniere, por babai i saj, i cili ka qenë gjithashtu inxhinier, nuk donte që e bija të ndiqte rrugën e tij. “Ai më tha se ata nuk punësojnë asnjëherë një femër,” shprehet Horrell.
 
Ajo vazhdoi të kishte po të njëjtin dëshirë për të "prekur" nga afër teknologjinë, kështu, kur iu dha mundësia që të shprehte një dëshirë, ajo zgjodhi që të shihte Google-in.


  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos