Video/ Njihuni me djalin e Metës
surpriza e Monikës për ditëlindje

Video/ Njihuni me djalin e Metës<br />surpriza e Monikës për ditëlindje
E ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar te aktualiteti politik, Monika Kryemadhi për herë të parë prezanton djalin e saj, teksa e uron për ditëlindjen e tij të 17-të.
 
Djali i Presidentit të sapozgjedhur, ndryshe nga dy vajzat njihet shumë pak ose thuajse aspak, pasi ka vendosur që të qëndrojë larg vëmendjes.

Monika ka uruar të birin përmes një video-mesazhi special me pamje të rralla nga fëmijëria e tij, ndërsa ditëlindja e Besarit është gëzimi i dytë në familje, pasi Meta u zgjodh dje President i vendit. 

Statusi i Monika Kryemadhit për djalin
Besar, ti sot je 17 vjeç dhe ndoshta do më kritikosh pak për këtë urim kaq publik. Por e mbushur me emocione siç ndjehem sot, ti do të mirëkuptosh, ashtu si dhe motra jote Bora bëri 17 vite më parë duke mos u ndjerë xheloze për ardhjen tënde në jetë.
 
Edhe pse ishte shumë e vogël ajo të deshi dhe të do shumë, pa u merakosur që fëmijë, se ndoshta lindja e djalit të familjes do t'i merrte vëmendjen e vajzës së parë. Nuk po të shkruaj shumë për Erën, sepse ti e di që ajo nuk do avokat për kauzat dhe dëshirat e saj.
 
Sepse të dy motrat e tua në fakt të duan pa kushte jo vetëm si vëllain e vetëm, por edhe sepse ti di ti duash si askush tjetër në familjen tonë, ashtu sikundër i do dhe je i pazëvendësueshëm edhe për gjyshërit e tu, miqtë, shokët apo dhe mësuesit.
 
Por sot, teksa të shkruaj këtë urim, ndihem pak në faj që unë nuk i kam shijuar në maksimum të gjitha këto cilësi të tuat.
 
Kjo jo vetëm sepse unë kam qënë gjithmonë e angazhuar me punë, por ndoshta edhe sepse ti me natyrën tënde ke qënë një ndihmë për ne duke na qendruar pranë, edhe kur kemi qenë larg fizikisht. Do ketë nga ata që mund të pyesin pse kaq publik ky urim për Besarin.
 
Por unë kam vetëm një shpjegim të thjeshtë. Sot, ndihem një nënë si gjithë të tjerat, si ato që postojnë foto dhe marrin urime për ditëlindjet e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale, që i'u mbushet shpirti me gëzim kur lexojnë fjalët më të bukura për krijesat që kanë sjellë në jetë. Edhe unë sot jam një si mijëra nënat në Shqipëri, që ngjajnë me njëra-tjetrën si dy pika uji kur bëhet fjalë për dashurinë pa kushte për fëmijët e tyre.
 
Prandaj, të uroj të jesh gjithmonë i shëndetshëm dhe ky që je sot, Besari që ne njohim dhe duam. Suksese në provime! Paç gjithmonë dashuri në zemrën tënde dhe dhuroje pa fund sepse ajo gjithmonë do kthehet te ty. Të dua shumë!
Plaka jote ☺😝😉 ( ashtu siç të pëlqen ty të më thuash ndonjëherë ) 🙂

 
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën