VIDEO/ Odise Roshi shënon në Turqi

VIDEO/ Odise Roshi shënon në Turqi

Odise Roshi

Sulmuesi anësor, Odise Roshi ka shënuar golin e dytë në Turqi. Për javën e 16-të të kampionatit, Sakaryaspor fitoi 1-3 me Tuzlaspor në udhëtim dhe një prej golave që i solli suksesin miqve u shënua nga fieraku.

Ishte minuta 35-të kur Roshi goditi bukur me kokë nga një kënd i prirët, për të kaluar të tijtë në epërsi. Më pas Del Valle dhe Ulgen shënuan edhe golat e tjerë për Sakaryaspor në Ligën e Parë turke të futbollit.

Odise Roshi ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe dhuruar dy pasime finale në 1038 minuta të zhvilluara në fushë. Kujtojmë se 32-vjeçari ka luajtur 70 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar pesë gola si kuqezi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore