VIDEO/ Opozita hedh akuza për landfillin e Sharrës, punonjësi: Para se të lexoni tekstin që keni përgatitur, hajdeni brenda shikoni investimin

TIRANË- Përfaqësuesit e opozitës, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi, kanë vijuar sulmet ndaj qeverisë nëpërmjet inceneratorëve. Sot ato janë zhvendosur në Landfillin e Sharrës, por teksa po bënin denoncimin e tyre përpara kamerave të PD-së, një nga punonjësit ka ndërhyrë duke i thënë që të mos hidhnin akuza pa e parë nga brenda investimin e kryer dhe duke i ftuar që të futeshin brenda. 

"Jeni të mirëpritur të vini brenda dhe të shihni investimin, para se të flisni për çfarë keni ardhur hajdeni të shihni investimin. Para se të lexoni tekstet që keni përgatitur, ju lutem hajde brenda të shihni investimin që është bërë", i thotë një nga punonjësit.

Por Zhupa dhe Këlliçi kanë pretenduar se punonjësit e kompanisë janë sjellë në mënyrë agresore edhe brenda landfillit, nisur edhe nga fakti që një grup prej tyre i kanë kujtuar kohën kur ky landfill menaxhohej nga kryedemokrati Lulzim Basha. "Sot perfaqesuesit e opozites Ina Zhupa dhe Belind Kellici u penguan me urdher mafioz te benin detyren e tyre per te denoncuar aferen e mafias se plehrave ne landfillin e Sharres. Video tregon sesi dy perfaqesuesit e opozites u agresuan njekohesisht nga brenda Landfillit", thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Sipas kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi, Rama ka përdorur punonjësit e kompanisë për t'i larguar nga landfilli i Sharrës me agresion. 

"Jemi këtu sot para jush se bashku me kolegen, me zëdhënësen e PD, Ina Zhupa për të denoncuar në fakt një ngjarje skandaloze, një ngjarje kriminale të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Së bashku me Inën sot kemi qenë në “Landfillin e Sharrës”, per te denoncuar me fakte dhe shifra aferën korruptive dhjetëra milionëshe euro e cila rëndon gjithnjë e më shumë xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit dhe taksapaguesve shqiptarë.

Ne orët e para të mëngjesit kemi shkuar në rreth rrotullimin e inceneratorit të Tiranës, në “Landfillin e Sharrës”, në një territor ku është ambient publik, jo zonë private e rrethuar. 

Ne momentin e parë që kemi mbërritur jemi rrethuar nga dhjetëra punonjës të kompanisë private. Në një skene tipike mafioze e drejtuar dhe dirigjuar nga drejtuesit e mafies së plehrave Edi Rama dhe Erion Veliaj në mënyrë të paturpshme ata kanë përdorur sot punonjësit e kompanisë private për të na agresuar, intimiduar dhe për të na ndaluar në kryerjen e misionit tonë si opozitë për të denoncuar aferat korruptive. 

Pasi jemi larguar për pak çaste për të kuptuar më së shumti se çfarë po ndodhte jemi ndjekur me makina private me targat AA024RR, tip Skoda dhe AA 674KY, tip Mitsubishi, të drejtuara nga punonjësit e kompanisë, të mbushura me punonjës të kompanisë për të na shoqëruar jashtë dhe për të na përzënë nga ambienti që rrethonte “Landfillin e Sharrës”. Kemi shkuar sot për të denoncuar në një ambient, në një territor ku është vend krimi. Nuk ka asnjë shqiptar sot se 4 vite më  parë kjo skenë krimi, i riu 17 vjeçar Ardit Gjoklaj ka humbur jetën. 

Jemi penguar me forcë, verbalisht jemi agresuar nga punonjësit për të thënë disa të vërteta shumë të mëdha. 

Nëse gjithçka është transparente, nëse nuk kemi të bëjmë përpara me një nga aferat me të rënda korruptive të këtyre 7 viteve atëherë lind pyetja: 

Nga se fshihet Edi Rama? 

Nga çfarë ka frikë Erion Veliaj? 

Përse duhej sot të jepnin urdhër  për të ndaluar drejtuesit e Partisë Demokratike për të kryer detyrën e tyre? 

Nëse anëtarët e mafies së plehrave dhe drejtuesit e saj, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj apo shokët e tyre të Ndraghet-es apo bandës së Lushnjës mendojnë se na kanë intimiduar dhe ndaluar në detyrën tonë, po ua themi sot se e kanë shumë gabim. Ne do të vijojmë çdo ditë në bërjen transparente të fakteve dhe shifrave sesi kjo aferë prej dhjetëra milionë eurosh çdo vit rëndon çdo ditë e më shumë xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit", deklaroi Këlliçi. 

Ndërkohë ish-deputetja e PD-së, Ina Zhupa i bëri thirrje SPAK që të hetojë sipas saj lidhjet me mafian italiane dhe kush janë pronarët e vërtetë që marrin taksat e shqiptarëve. Sipas Zhupës ata u marrin 60 euro për ton duke i klasifikuar këto si mbetje industriale, ndërkohë që kjo është një vepër penale pasi Shqipëria nuk ka leje për të pasur një Landfill për mbetje industriale.

"Për cilët pronarë Edi Rama në vitin 2017 shkeli Ligjin e Prokurimeve Publike.  Nuk bëri njoftim 50 ditor në mediat ndërkombëtare. Nuk bëri garë ndërkombëtare. Bëni një tender pa kritere teknike. Pa terma reference vetëm e vetëm për t’ia dhënë të paracaktuarit të tij, pronarët e të cilëve nuk dihen ende sot dhe për këtë duhet të japë përgjigje Edi Rama.

Brenda natës ata arritën që “Sharrën” ta shndërronin nga një shërbim publik, në një monopol privat.

Nga një shërbim publik që paguhej 12 mijë lek të vjetra metri kub, në një monopol privat ku do të duhet të paguhen mbetjet e qytetit me 29 euro pa TVSH, ose 36 euro me TVSH.

Pikërisht në shërbim të kësaj afere Erjon Veliaj ka rritur taksat e pastrimit që paguajnë qytetarët e Tiranës, ku çdo qytetar i Tiranës sot paguan 75 mijë lek më shumë taksë pastrimi.

Çdo biznes i vogël i Tiranës sot paguan 220 mijë lek më shumë taksë pastrimi.

Çdo biznes i madh i Tiranës sot paguan 1 milionë e 100 mijë lek më shumë taksë pastrimi.

Taksë kjo e rritur në shërbim të këtyre inceneratorëve.
 
Ata sot donin të pengonin thënien e të vërtetave, donin të pengonin malin e plehrave që dallohet me sy të lirë sapo i afrohesh Landifillit.

Sepse ky është një Landifill dhe inceneratori që nuk funksionon, funksionon vetëm në një pjesë të tij, në pjesën për të marrë taksat e qytetarëve të Tiranës, në pjesën për të pasuruar pronarët që nuk dihet se kush janë.

Kompania që duhej të bënte riciklimin e mbetjeve eko-Tirana me bashkëpronare 51% Erjon Veliaj dhe Bashkia Tiranë, nuk e bën këtë proces. Pra, mbetjet atje shkojnë të pa ricikluara. Eko – Tirana, ortaku i saj italian 49% sot hetohet nga Anti Mafia italiane, hetohet nga Prokuroria italiane për lidhjet mafioze me Ndraghet-ën, por në Shqipëri kjo aferë nuk hetohet edhe sot e kësaj dite pas denoncimeve të shumta dhe të herëpashershme të Partisë Demokratike.

Kanë arritur deri në atë pikë sa kompanive private që depozitojnë mbetjet në “Landfillin e Sharrës” u marrin 60 euro për ton duke i klasifikuar këto si mbetje industriale, ndërkohë që kjo është një vepër penale pasi Shqipëria nuk ka leje për të pasur një Landill për mbetje industriale.

SPAK nuk duhet të heshtë përpara fakteve.

SPAK nuk duhet të heshtë për të zbuluar këtë lidhje në madhe mafioze që prek kupolën më të lartë të shtetit dhe të pushtetit në Shqipëri.

SPAK duhet të hetojë pa vonesë lidhjet me mafian italiane dhe kush janë pronarët e vërtetë që marrin taksat e shqiptarëve.

Opozita shqiptare nuk intimidohet.

Të tilla skena nuk na trembin dhe nuk na bëjnë të heqim dorë nga thënia e të vërtetës dhe fakteve, përpara qytetarëve shqiptarë", tha Zhupa. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 18/10/2020 18:05

    Ja dhe Beu lindi kerriç me ina zhjopa-n,ia dolen te shkojne te plehrat.por tentuan ti perpunojne si mbeturina

    Përgjigju
  • Bruno: 18/10/2020 17:04

    Opozita nuk shtanget, eshte e gateshme te vrase perseri ne raste se eshte e nevojshme.

    Përgjigju
  • Hingkateri: 18/10/2020 16:50

    Ju qe shkuat aty deshet nje hu ne bythe.Po si shkoget ke shtepia e tjetrit pa njoftu. Ajo eshte prone e firmes naturisht nuk u ken te futeni pa nje nje njoftim a keje nga administratori por gjithsesi shkuat hengert mut e iket

    Përgjigju
  • Demokratet- Komunist: 18/10/2020 16:08

    Ku jeni or antikomuniste, ke prona perbashket? A ka nje kompani private qe operon aty, e pra vetem me letra, mandat gjykate apo prokurorie hyet aty or tutkun. Po mire qe nuk ju kane lene se po te ishte ndryshe, ai i Gjati do te hynte ne shtepi e do te merte me vete gruan, pse i kishte thene komshia se Ti or mole e ke rrahur . Haha

    Përgjigju
  • bedri: 18/10/2020 15:56

    Boll o boll se u felliqet fare me keto komedi 2lekeshe. Shkoni neper neper dyer e neper trare me ca celulare ne dore e bertisni po na agresojne. Po na thoni ore njehere cfare ofroni ju pervec injorances 30 vjecare te PD ik ti se e dua une. Dhe ju te dy merreni qete se lesh kapni ne Tirane

    Përgjigju
  • Mark Çuni: 18/10/2020 15:46

    Ilir Floriri: Lufta e plehrave vazhdon.Ajo do të zhvillohet me zik-zake ashtu si unë marr malet;here ulem e herë ngjitem,por nuk do të lejoj unë dhe kushtetuta që plehrat të vidhen nga një qeveri që nuk ka njohuri për ato.Plehrat na takojnë ne. Saliu nga Vicidoli: Po jo or taj!Si është e mundur që plehrat të përfundojnë në duar të atyre që etërit dhe nënat e tyre nuk kanë pas haber prej tyre ndërsa ne që jena rritun tue fjetun ndër fiera....Të lajmërohet urgjent Flamur Noka që të bllokoi tan'kazanët e plehnave, sepse sapo Luli të marrë pushtetin ato,plehnat u përkasin demokratëve,republikanëv,ballistëve etj.. E kena caktue Mulin të merret me Tironën ku ka ma shumë kazana plehnash.E kena zbrit nga malet vetëm për kët'punë. Luli: Po e dija unë që ai do ti vidhte plehrat.Edhe pse është i gjatë do të përdorte Bracen dhe ca të shkurtër qe ka në Parti. Ndërsa Partia ime ja kishte bërë dhuratë familjes së gruas time,sepse ata vdesin për plehra. Na hoqën kafshatën nga goja!Kunati i em është specialist plehrash...pa lere vjehra:edhe ambëlsira di të gatuaj me plehra. Partia ime i ka ruajtur tapitë e plehrave se një ditë do të vijë edhe fitorja jone! Gazetarja e Fevziut: Na e degjeneruan edhe popullin shqiptar të mësuar për të jetuar nëpër plehra. E tashme ky popull është shndruar në popull kriminel që po terorizon Hollandën,hollandezët e madje edhe familjen e Lul Hollandezit.E kemi të vërtetuar ne gazetarër e BIRN-it që po ja u hoqe popullit plehrat në mënyrë të me një hershme shëndrohet në popull kriminel.Ja kjo po ndodh me shqiptarët. Mona që ha veshin: Pikërisht kështu është moj gazetare e Fev Ziut.Unë do t'ja kisha hëngër veshin Edit,por goja ime i arrinë deri tek koqet. Si t'ja bëj mori motra.Po nuk mjafton kjo,por edhe tymi i atyre fabrikave i ecen fjollë.. Ilir Flori: Do të dekoroj menjëherë të gjthë analistët si Shkul Llaku apo atë gazetaren e BIRN që të sensibilizojnë gjthë militantët të hidhemi në sulm. Të mbushim Tiranën me plehra që të bllokohen fabrikat e Edit sepse vetëm kështu mund ta përmbysim qeverinë.

    Përgjigju
    • Fran Uci: 18/10/2020 16:34

      Je i madh Mark analist 24 karat

  • Turi: 18/10/2020 15:45

    E kam per redaksin. Zhupa tha 12 mij lek te vjetra m3. Dhe 36 eu per te cilen nuk cilson me dashje se 36 eu jan per m3 apo per ton ? Pra krahasimi duhet ta bente per te njejten njesi matese.

    Përgjigju
  • Bobo: 18/10/2020 15:32

    Kane shkuar plerat e PD ke vendi plerave. Hajde sa me pak plera

    Përgjigju
  • Ben Titonci: 18/10/2020 15:07

    Gani mut hani se ju beni dobicin e ta lini ne dere po budalkenj do beni Tironcit ju? Anuk i shohim bemat tuaja e nuk shohim dokymentet

    Përgjigju
  • edi: 18/10/2020 15:02

    Zhypa dhe Kelliri jane si Zhap-Zhupi i Durresit or si Derishi qe ruante fuciat e ziftit se mos i vidhnin 300 KILO NJE FUCI Idiotet e P.D-se se Komunizmit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg