Produktet kozmetike të përgatitura me përbërës bimor janë ato të cilat garantojnë në shkencë një siguri dhe efekt më të sigurt.
E pikërisht për të ndihmuar të gjitha gratë e vajzat për të përgatitur në shtëpitë e tyre me përbërës kozmetik u drejtuam tek specialistja Nertila Tushe e cila përgatiti hap pas hapi kremin hidratues me vlera ushqyese për lëkurën.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” Nertila Tushe tha se receta për të përgatitur kremin është shumë e thjeshtë dhe praktike për tu bërë edhe në kushtet e shtëpisë nga të gjitha moshat.

(Foto: Gjatë përgatitjes hap pas hapi të kremit hidratues)
Receta e kremit hidratues:
Xhel aloe vera (ushqyes, mbrojtës,për aknet dhe plagët në lëkurë)
Vaj avokado ose vaj bajame
Vaj esencial portokalle
Titanium zink

Përgatitja e recetës: Marrim 50 ml xhel aloe vera dhe e hedhim në një tas qelqi. Shtojmë më pas vajin e avokados dhe i përziejmë së bashku duke shtuar tre pika vaj esencial portokalle. Më pas shtojmë 1 gr. vitaminë E dhe gjatë kohës trazojmë masën e përfituar. Së fundmi masës tonë i shtojmë dhe titanium (zinkun). I trazojmë me anë të lugës për rreth 10 minuta të gjithë përbërësit.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com