SHKUP - Fushata zgjedhore në Maqedoni u tensionua ndjeshëm të enjten pasi opozita publikoi një përgjim telefonik. Sipas opozitës, aty dëgjohet se si kryeministri Nikolla Gruevski kërkon ryshfet për shitjen e paligjshme të një banke tek një biznesmen serb përkundrejt ryshfetit.
Socialdemokratët e akuzojnë kryeministrin se ka marrë një ryshfet prej 1.5 milionë euro për shitjen e Makedonska Banka AD për biznesmenin serb, Jovica Stefanoviç, të njohur edhe si Gazda Nini apo Boss Nini. Në pjesën e parë të përgjimit dëgjohet një bisedë mes Stefanoviç dhe një sekseri.
Më pas në pjesën e dytë dëgjohet biseda mes sekserit dhe kryeministrit. “Ju kujtoj se ish- kryeministra të rajonit janë në burg për shitjen e paligjshme të bankave. Ndryshimet kanë ndodhur kudo në rajon, në Kroaci, Serbi, Bullgari e Shqipëri. Vetëm në Maqedoni rrjeti kriminal po e shtyn shtetin drejt diktaturës së plotë dhe kolapsit,” tha kryetari i socialdemokratëve, Zoran Zaev.
Por partia në pushtet e Gruevskit thotë se telefonata është një manipulim. Ata thonë se ky është një montazh për të fituar më shumë vota. “Zaev do e marrë përgjigjen më 27 prill,” thuhet në një deklaratë të VMRO DPMNE.
/Shqiptarja.com