TIRANE - Televizioni A1 Report sjell pamjet nga ndërtimet e nisura për pallatin 17-katësh që po ndërtohet në të vetmen hapësirë të gjelbër të Tiranës, në zonën e Liqenit Artificial.
Video është dërguar nga vetë qytetarët në A1 Report, të cilët denoncojnë në këtë mënyrë ndërtimin e godinës 17-katëshe në këtë zonë. Siç shihen edhe nga pamjet, punimet vijojnë normalisht, madje me ritme intensive, edhe pse ka një vendim qeverie për ndalimin e ndërtimeve të këtij pallati 17-katësh.
Mësohet se leja e ndërtimit të këtij pallati është dhënë nga bashkia në gusht të këtij viti dhe ku zbatues i projektit është firma “Gener 2” sh.p.k.
Kjo kompani është e njohur për trajtimin e privilegjuar nga ish-qeveria e djathtë e Sali Berishës, por edhe nga kryetari aktual i PD-së dhe njëkohësisht kryetari I Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha.
Madje edhe vetë kreu i Bashkisë Basha, në një dale për mediat, do të shprehet se “leja e dhënë për ndërtimin e këtij pallati, nuk prek aspak asnjë centimetër të parkut të Liqenit por ruan kompleksin e pishinave dhe kompleksin sportiv si dhe kthen 20 mijë metra katrorë nga pronë private në hapësira publike, në përputhje me rregullat e planit urban të Tiranës”.
Më herët ambientalistët e shumtë kanë kundërshtuar ndërtimin e kësaj godine, duke protestuar ndaj këtij fakti, por siç duke pa rezultat.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18