Pamjet video që po qarkullojnë online tregojnë skena dramatike pas rënies së raketave në periferi të kryeqytetit të Katarit, Doha.
Pamjet, të verifikuara nga Al Jazeera, tregojnë njerëz duke bërtitur dhe duke u përpjekur të shpëtojnë teksa objekti bie nga qielli, duke shkaktuar një shpërthim të madh, me flakë të kuqe dhe tym të trashë të zi.
“Është pikërisht pranë dhomës time,” dëgjohet një person duke folur për shpërthimin. “O Zot! Qoftë Allahu me ne,” shton ai.
Lajmi kryesor:
SHBA dhe Izraeli sulm Iranit/ Trump: Khamenei ka vdekur! Teherani raketa drejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme, dronë drejt aeroportit të Dubait (VIDEO)












