Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e gjashtë në Superligën turke të futbollit me Konyaspor. Për javën e 17-të të sezonit në elitën e Turqisë, Samsunspor dhe Konyaspor po barazojnë 1-1.
Dueli u zhbllokua nga Sokol Cikalleshi në minutën e 29-të. Ishte një penallti e akorduar pas konsultës me VAR ajo që nxori kavajasin përballë portierit. 33-vjeçari nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi të tijtë në epërsi me finesë.
"Panenka" nga sulmuesi që gjen golin e gjashtë këtë sezon në 14 ndeshjet e luajtura. Në pjesën e dytë vendasit barazuan me Ntcham.