Papa Françesku mbrojti sërish vendimin e tij dhjetorin e kaluar për të lejuar priftërinjtë të bekojnë çiftet e të njëjtit seks.
Kreu i Kishës Katolike Romake tha gjatë një intervistë se “vetmia është një çmim që duhet të paguani” kur dikush merr vendime të vështira, ndërsa nënvizoi se “Zoti i bekon të gjithë”.
Papa foli për vendimin e tij që ka shkaktuar shumë reagime duke thënë se peshkopët “nuk e kuptojnë vërtet çështjen dhe refuzojnë të diskutojnë për të”.
Peshkopët nga Afrika, refuzojnë të zbatojnë deklaratën e Vatikanit, ndërsa peshkopët në Europën Lindore, Amerikën Latine dhe në vende të tjera besojnë të njëjtën gjë.
Papa Françesku ka dhënë miratimin e tij që priftërinjtë katolikë të bekojnë çiftet e të njëjtit seks, duke përmbysur një vendim të mëparshëm të shpallur nga komisioni i Vatikanit.