Como dhe Interi barazuan 0-0 në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë, duke i lënë llogaritë e kualifikimit për në finale në ndeshjen e kthimit, e cila luhet më 22 prill në 'Giuseppe Meazza'.

Në 90 minutat e zhvilluara të martën në 'Giuseppe Sinigaglia' Como ishte më kërkuese, por mbrojtja mike u tregua e saktë në neutralizimin e sulmeve të Nico Paz me shokë. Liqenorët dominuan në mbajtjen e topit dhe në rastet e krijuara, por pa mundur të shënonin në portën e mbrojtur nga Martinez.

Interi u duk me mendjen nga derbi kundër Milanit, duel i cili luhet të dielën në 'San Siro' duke nisur nga ora 20:45 dhe që vlen për raundin e 28-të të Serie A. Zikaltërit mbajnë kreun në kampionat me 67 pikë, dhjetë më shumë se ndjekësit e Milanit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Shkurt, 17:02

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?