Ukraina prej 7 ditësh po përjeton vuajtje, tmerre dhe bombardime duke lënë pas vetëm shkatërrim dhe jetë të humbura. Report Tv është solidarizuar me këtë situatë të dhimbshme duke bërë thirrje për paqe.
Pamjet që vijnë nga luftimet në Ukrainë janë të tmerrshme, ku populli Ukrainës po përballet me agresionin rus duke luftuar për ekzistencën e tij.
"Paqe për Ukrainë' është mesazhi që Report Tv ka shpërndarë në shumë gjuhë të botës, ku vijimi i një lufte të tillë është e papranueshme në një kohë kur mbrohet kaq fort sovraniteti territorial, liria dhe e drejta për të jetuar.
Mesazhi sensibilizues në mbështetje të Ukrainës është shumë mallëngjyes. Respekt dhe mirënjohje për punën tuaj të shkëlqyer.
Përgjigju