PARIS - Paris Saint Germain është jashtë Kupës së Francës që në raundin e 1/16-ave. Kampionët në fuqi të këtij turneu u mposhtën 0-1 të hënën nga rivalët e qytetit, Paris FC. Paçka dominimit të PSG-së, ishin miqtë që dolën me kokën lart nga "Parku i Princave".

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, edhe pse PSG provoi me Ramos, Barcola dhe Vitinha në disa raste. Edhe fraksioni i dytë ishte nën dominimin e ekipit të Luis Enriques, por futbollistët e PSG nuk mund ta besonin që s'gjetën rrjetën.

Në minutën e 74-të, pas një aksioni të bukur nga Paris FC, Kebbal asistoi për Ikone dhe ky i fundit e la sferën pas krahëve të Chevalier. PSG kërkoi me ngulm golin e barazimit, por portieri mik Nkambadio ishte heroi i takimit dhe jo më kot u shpall "Njeriu i Ndeshjes".

Kështu, PSG e gjen veten jashtë Kupës së Francës dhe Paris FC që këtë sezon garon edhe në Ligue I ka marrë një sukses historik.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?