Skandali/ U prangosën mbrëmë në një makinë me të shpallurin në kërkim, lihet i lirë Indrit Dokle dhe kunati i tij! Në arrest vetëm Fatjon Murati

Pa u mbushur 24 orë nga shoqërimi i ish-anëtarit të Bandës së Durrësit, Policia e Tiranës ka liruar Endrit Doklen, por këtë herë pa një njoftim zyrtar siç bëri me ndalimin e tij. Mbrëmjen e së shtunës, policia nëpërmjet njoftimit zyrtar deklaroi se e kishte shoqëruar Doklen pasi në mjetin ku ai udhëtonte ndodhej edhe 32-vjeçari me në kërkim me iniciale F.M identifikuar si Fatjon Murati. Për E.D 39 vjeç, Endrit Dokle dhe G.R 39 vjeç Gentian Reçi policia sqaroi se po vijojnë veprimet hetimore. ReportTv u interesua pranë Policisë së Tiranës lidhur me Lirimin e Dokles, nga ku na u shpjegua se pas veprimeve hetimore të konsultuara edhe me Prokurorinë e Tiranës “është vendosur lënia e lirë e dy shtetasve Endrit Dokle dhe Gentian Reçit, Ky i fundit drejtonte automjetin që është sekuestruar nga policia dhe rezultonte në pronësi të një shtetasi bullgari. Ndërkohë është lënë në burg Fatjon Murati, i cili ishte pasagjer në makinë.

Ende mbetet e paqartë lidhja e Dokles me Fatjon Murati, i cili prej korrikut kërkohej nga Policia e Tiranës pas dyshimeve se dispononte një bazë armësh në zonën e Liqenit të Thatë. Dokle është shoqëruar në polici edhe më herët pas atentatit me tre viktima në Fushë Krujë dhe zhdukjes së Ervis Martinajt, por në deklarimet e tij ai ka mohuar të ketë lidhje me krimin apo konflikte me Martinaj.

Emri i Dokles u përfshi në skedarët e policisë pas rrëfimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani i cili ka dëshmuar se Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro për të vrarë Doklen.

Kush është Fatjon Murati?
Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. Po për këtë ngjarje ka qenë i kërkuar për t'u marrë në pyetjet edhe Gentian Reçi. 

Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volksëagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste. Viktimat ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. 

Kush është Indrit Dokle?
Indrit Dokle ka qenë drejtues i bandës së Durrësit, ndërsa është liruar nga burgu në janar të vitit 2020. Dokle njihet për armiqësinë e tij me Ervis Martinaj, pasi ky i fundit ka qenë i gatshëm të paguajë 500 mijë euro për ekzekutimin e Dokles. Ky detaj ka dalë nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili i kishte marrë 100 mijë euro parapagesë Martinajt për të vrarë Doklen, por ky objektiv nuk u arrit kurrë. Ndërkohë, më parë Dokle është marrë në pyetje edhe për zhdukjen e Ervis Martinaj, pasi babai i Martinaj kishte deklaruar në Polici se dyshonin se Dokle kishte gisht në zhdukjen e Martinaj. 

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 10/10/2022 08:09

    Po sikur gjyqtarja qe e liroi iku ne burg per vendim te padrejte... ndersa vendimi eshte akoma ne fuqi???!!! Ky sikur u lirua me kusht... kush eshte kushti te mos rrije ne biblioteka ne qendra kulturore apo fetare se me cunat ska asgje te keqe te rrije sa te doje... pffff kur sja mban shtetit mendo te te vendose rastesia ne nje situate debati me keta

    Përgjigju
  • Iris: 09/10/2022 23:30

    Nuk ka asgje skandaloze ketu,eshte liruar ne baze te ligjeve.Mbajtja e nje personi ne hetuesi qe nuk eshte kapur /red handed/ eshte e limitizuar,po keshtu dhe kur behet fjale per nje rutine marrje ne pyetje.Dikush mund te thote qe u kap me nje te kerkuar nga policia dhe per kete mund te akuzohej per /ndihme dhe fshehje/ dhene nje krimineli.Edhe kjo bie nese avokatet argumentojne se sa ishin ne dijeni te shoqeruarit per /shpalljen ne kerkim/.Ka raste qe policia per hir te sekretit hetimor nuk thote kush jane ne kerkim,por kjo nuk d.m.th qe personat qe ne jete, le te themi, u bie rruga me nje kriminel,te akuzohen per ndihme.Ata mund t'a dine,por dhe mund te mos e dine qe personi kerkohet.

    Përgjigju
  • naumi: 09/10/2022 18:30

    e lene jashte doklen ,,,per te vrare dynjane,,,me lejen e shetit,,ky e ka bere dhe masakren me tre te vrare.ne fushe-kruje..qeveri e kriminalizuar.....

    Përgjigju
  • Namik dokle: 09/10/2022 17:59

    Te shiti policia o nipce dhe te nxori te beri gati per ata qe po te presin jashte me ta rjep lekiren per se gjalli. Dihen regullat policia te gjen te arreston per ti çu informazion atyre qe po tkerkojne se je ne shqiperi, kaq duhet tani oret e numeruara.

    Përgjigju
    • Namik Hoti: 09/10/2022 23:23

      Sa filma shef dhe ti mor bir, po se njef mire Indritin, Kot me harxhu fryme me ju! Nje vit te mbare 2022.. Me mire do jete 2023....... Respekt

  • Loti: 09/10/2022 14:18

    Që një me burgim te perjetshem kapet ne makine te blinduar me nje te kerkuar nga policia dhe lirohet menjeher, ky s eshte SKANDAL por eshte norm ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Ehhhh: 09/10/2022 22:37

      Hahahahah nuk e kuptoni qe “shoku” eshte dokle dora vet , ckemi shoku si ke qen si po hecin punet , je rehat tani e del pak me lirshem po kujdes se sot ja fusin njerit neser ta fusin ty , ne kto maja rripa rripa nje her ma hipe nje her ta hipa

    • Shoku: 09/10/2022 19:36

      Boni qe nga emri dukesh by.... Tik Toku ik futi ndonje kukurec andej me ata qe permende me poshte e kendoni labshe.

    • O ti shoku: 09/10/2022 17:07

      Aj nuk duhet me nejt me as 1me probleme me drejtsin...po njerz si puna jote qe nuk din ligje nuk i duhen gja kti populli

    • Boni: 09/10/2022 16:43

      @shoku duket që Indriti ta paska respektuar mamin ose motrën që po e mbroke.

    • shoku: 09/10/2022 14:54

      Ku e shikon skandalin a e shpjegon dot ta dime dhe ne, dmth si pas teje te kesh makine te blinduar dhe mos kesh asnje problem me shtetin eshte skandal apo pse je me nje person qe kerkohet duhet te rrish ne burg kot.

  • Qibani: 09/10/2022 12:47

    Evlad për momentin jemi në shkalltë e SOJIT tek kapaku i sholjes në WC në Evrop,ammerik,australi ,,, hargjojn shum letër hixhenike kushton shum dhe ska pasterti,e thjeshtë dhe e lehtë të msohemi me mar tahret me ujë,nuk ashtë marre me ja shti gishtin vehtes me pastru zorren e trashë ta ruajm shëndetin me shku te mjeku përdorin zorr trasha na bajn sakat,ma mir na bjen çdo njeri ta ruaj bythen e vetë,mos me i ba telashe të tjerët,rruga e gjat tek SOJI i njeriut vazhdojm ma tej,rregullat i dini punoni ?

    Përgjigju
    • Boni: 10/10/2022 23:19

      @shoku kush ta tha këtë motra apo mami?

    • shoku: 09/10/2022 14:30

      Ik o Boni se nuk merret Indriti me emra barinjesh delesh.

    • Boni: 09/10/2022 13:55

      Indri Endrit Dokle ke të fala nga Xhoni Coli Esat Ngucaj nga Çolja në Vlorë

  • Ligji: 09/10/2022 10:41

    Patjeter qe e liruat. I kthyhet mbrapsht edhe armet e gjetura edhe makinen e blinduar duke i kerkuar falje. Bravo policia dhe prokuroria e morret racionin edhe kete here.

    Përgjigju
    • @Filani: 09/10/2022 14:44

      Kur u be biznesmen kur beri 15 vite burg? Apo kur e liroi ajo prostituta gjyqtare para kohe. Po Gjykata e Larte cfare pret qe ta ktheje ne burg prape apo i ka rritur cmimin pafajsise se rreme. Dje pashe diss horra qe rrahen nje djale te ri ne prezence te policise, e kupton ti sa te pambrojtur jemi? Pastaj vertete mendin se ishte pa arme ky kur e kapen? Po makina e blinduar i lejohet ligjierisht?

    • Filani: 09/10/2022 13:45

      @Ligji,ti ke absolutisht te drejte. Po ai“biznesmeni“esht lituar nga burgu me vendim gjykate,edhe po e ndalove nuk ka polici te botes qe te te ndaloje…njeri i lire po kryeve“denimin“

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu