Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbnor Muçolli i dha fitoren skuadrës së Vejle në transfertë. Në javën e 17 të Ligës së Parë në Danimarkë, 23 vjeçari shënoi në fundin e ndeshjes golin me vlerën e tri pikëve. Në transfertën me Sonderjyske, sulmuesi kuqezi realizoi një perlë në minutën e 93.
Nga afro 20 metra, Muçolli provoi goditjen direkte në portë për ta ndalur pas krahëve të Flo. I futur në minutën e 73 të ndeshjes, Muçolli edhe njëherë tregoi se është vendimtar te Vejle. Tre gola ka shënuar Muçolli këtë sezon me Vejle, duke u rikthyer më i fortë nga dëmtimit. Sulmuesi do jetë pjesë edhe e kombëtares kuqezi për miqësoret me Italinë dhe Armeninë në 16 dhe 19 nëntor, duke i dërguar "sms" Rejës për një vend në formacion.