VIDEO/Përleshen tifozët e Lyon
e Beshiktash, shtyhet ndeshja

VIDEO/Përleshen tifozët e Lyon<br />e Beshiktash, shtyhet ndeshja
Lyon-Besiktas e vlefshme për çerekfinalet e Europa League është ndërprerë për disa minuta për shkak të përplasjes mes dy tifozerive.
 
Tifozët turq kanë hedhur tymuese dhe fishekzjarrë në drejtim të atyre francezë gjë që ka sjellë edhe përleshjen në shkallët e stadiumit.   
 
Pas kësaj, tifozët e të dy ekipeve mësynë fushën e blertë, duke pamundësuar zhvillimin e ndeshjes.
 
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, madje edhe vetë presidenti i Lyon-it, Jean Michel Aula, zbriti në fushë për të qetësuar tensionin mes tifozëve, arbitri kryesor i ndeshjes dhe delegati i UEFA-s vendosën shtyrjen e startit për në orën 21:45.
 
Ndërkohë, përleshje ka pasur edhe në rrugët e qytetit të Lyon dhe pranë stadiumit "Park de Lyon". 

[gallery]21814[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)