Në orët e para të mëngjesit të sotëm, tifozët e Arsenalit dhe PSG-së u përleshën mes tyre në rrugët e Budapestit përpara finales së Champions League e cila fillon sot në orën 18:00.
Sipas një deklarate nga policia e Hungarisë, oficerët po shqyrtojnë kamerat e sigurisë për të identifikuar huliganët e të dyja klubeve. Nga pamjet e shpërndara në rrjet shihen flakadanë, përdorim dhune dhe tension në rrugë. Tre tifozë u arrestuan të premten për dhunë në zonën e festivalit të tifozëve.
Gjatë këtyre ditëve rreth 4 mijë policë janë në rrugët e Budapestit për të siguruar qetësinë, ndërsa mijëra tifozë kanë mbërritur në qytet. 'Puskas Arena' ka një kapacitet prej pak më shumë se 67 mijë tifozësh, ndërsa sipas raportimeve pritet që mbi 20 mijë tifozë të kenë mbërritur në Budapest edhe pse nuk e kanë një biletë për në stadium.
Lajmi kryesor:
Formacionet/ Sot në orën 18:00 të gjithë me sytë nga Budapesti, PSG dhe Arsenali diskutojnë trofeun e Champions League! Dhunë mes dy tifozerive







