Union Berlin fitoi 2-1 me Borussia MGladbach këtë të diel për javën e 12 në Bundesligën gjermane. Goli i fitores erdhi në minutën e 97 të ndeshjes nga Doekhi, me kryeqytetasit që rimarrin vendin e parë në renditjen e përgjithshme të Bundesligës.
Në minutën e 29 të ndeshjes, Union Berlin shënoi me Becker, por VAR anulloi golin për prekje të topit me dorë. Në të 33, miqtë gjetën avantazhin me Elvedi, që pas asistit të Stindl kaloi Gladbach në avantazh. Kur dukej se Union Berlin po lëshonte kreun e renditjes, Behrens në të 79 minutë vendosi ekuilibrat për 1-1. Në minutën e shtatë shtesë, Doekhi çoi peshë stadiumin me golin e tri pikëve, që e mban Union Berlin në krye të Bundesligës me 26 pikë, një më shumë se Bayern Munich. Gladbach me 16 pikë qëndron në vendin e dhjetë.