VIDEO/ Përplasja e frikshme në Formula 1, si Hamilton nxori jashtë loje Verstappenin! Sa rivalitet mes dyshes

VIDEO/ Përplasja e frikshme në Formula 1, si Hamilton nxori jashtë loje Verstappenin! Sa rivalitet mes dyshes

Përplasja mes Hamilton dhe Verstappen

Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1 u fitua nga Oscar Piastri i McLaren, teksa në vendin e dytë doli Lando Norris dhe pas tij Lewis Hamilton.

Më shumë se për pozitën e tretë, Hamilton u bë lajm për përplasjen e tij me Max Verstappen dhe nxjerrjen jashtë loje për podiumin të tre herë kampionit të botës, që u rikthye në pistë dhe e mbylli garën vetëm në pozitën e pestë.

Rivaliteti mes Hamilton dhe Verstappen

Dyshja prej 2021 në garën e Hungarisë kanë pasur përplasje mes tyre, teksa e fundjavës së shkuar ishte e fundit, e cila për pak mund të rezultonte fatale, kjo pasi Verstappen "fluturoi" dhe humbi kontrollin e makinës, pasi u godit nga Hamilton në gomën e pasme të majtë.

Episodi ishte i diskutueshëm dhe rivaliteti intensi, me britanikun që tregoi anën e tij të vrazhdë, duke kaluar përtej garës së lejuar. Prej tre vitesh dhe 37 garash që të dy kanë qenë në podium, Hamilton dhe Verstappen kanë pasur më shumë se dhjetë duele tej limiteve dhe rregulloreve.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan