Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Arben Gashi dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje pas një debati plot tension për të pagjeturit janë shtyrë edhe fizikisht me njëri-tjetrin.

Akuza e deputetes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari se deputeti Arben Gashi ka gënjyer.

Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, kanë vazhduar përplasjet.

Deputetë të Vetëvendosjes ndërhynë për ta ndalur deputetin Gashi  dhe aty është detyruar që të ndërpritet seanca.