Në Sardegna, Cagliari fitoi 3-2 kundër Atalantës në një ndeshje që mund të ketë shpëtuar sezonin e vendasve. Vendimtar për Cagliarin ishte 19-vjeçari nga Senegali, Paul Mendy. Djaloshi i të rinjve luajti ndeshjen e pestë të sezonit dhe shënoi dy gola, fillimisht pas disa sekondash lojë dhe më pas në minutën e tetë. Në fundin e pjesës së parë Scamacca barazoi 2-2 për Atalantën. Në pjesën e dytë Gennaro Borrelli shënoi golin e tretë për Cagliarin që fitoi 3-2. Paçka humbjes, më i miri në fushë ishte mbrojtësi i Atalantës dhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili u vlerësua me notën 8.5 nga 'Flashscore'.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 21:24

    A duhet që seancat në GJKKO të transmetohen live për publikun?