Video/Pianisti italian Benedetto
Lupo performon me recital në Vlorë

Video/Pianisti italian Benedetto<br />Lupo performon me recital në Vlorë
Benedetto Lupo, pianisti i mirënjohur italian ka dhënë për herë të parë në Vlorë një recital mbresëlënës me veprat e autorëve të njohur ndërkombëtarë si Claude Debussy dhe Sergej Rachmaninov e më gjerë. 

Lupo është një nga interpretuesit më të mirë ne shtetin fqinj dhe ka fituar me dhjetëra çmime ndërkombëtare. 

Ardhja e tij në Vlorë u bë e mundur falë bashkëpunimit të bashkisë së qytetit dhe Institutit Italian të Kulturës.

I ardhur nga Akademia kombëtare e ‘Santa Cacilia’ të Romës, pianisti italian Lupo ka emocionuar të pranishmit me mënyrën e interpretimit dhe virtuozitetin e tingujve, duke krijuar një atmosferë entuziaste në Teatrin ‘’Petro Marko’’ të Vlorës

Në qytetin e Vlorës është bërë traditë bashkëpunimi me artistët më të njohur italianë, të cilët bëhen pjesë e kalendarit artistik të shfaqjeve në qytetin bregdetar.

vlore artisti italian

vlore artisti italian

vlore artisti italian

vlore artisti italian

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot