LEZHË- Një grabitje e një makine nga një hajdut është shndërruar gati në një film hollivudi për shkak të skenave që pasuan.
Një 20-vjeçar nga Lezha i quajtur Aldi Lleshaj 20-vjeç grabiti një makinë tip, Porsche, por policia e pikasi dhe iu vu në ndjekje. I riu qëlloi në drejtim të policisë duke plagosur në kokë efektivin Nikolin Gjergji. Ky zhvillim ngriti në këmbë Policinë e Shtetit e cila angazhoi specialet e deri helikopter për kapjen e grabitësit. Me një video si më poshtë, Policia dëshmoi dhe aksionin e arrestimit të grabitësi, i cili përfundoi në pranga i plagosur. Gjithçka ndodhi në harkun kohor të 90 minutave, ndërsa Shqiptarja.com sjell zhvillimet hap pas hapi, foto të autorit si dhe operacionin.
Autori i maskuar dhe i armatosur Aldi Lleshaj 20-vjeç grabiti një makinë rreth orës 09:20 në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë.
Makina e grabitur është 'Porsche Cayenne' me targa AA 870 II, brenda së cilës kishte një shumë parash, ndërsa policia ka qenë vetëm 300 metra larg vendit të grabitjes në postobllok.

Autori grabitjes Aldi Lleshaj
Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në kokë punonjësi i policisë, Nikolin Gjergji i cili është transportuar në drejtim të spitalit Ushtarak Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
[gallery]20243[/gallery]
Pas njoftimit në ndihmë të policisë së Lezhë shkuan forcat RENEA, FNSH dhe një helikopter nga Tirana duke e rrethuar agresorin Aldi Lleshaj ne Fushe -Gjorme, që ishte i armatosur dhe bëri rezistencë.
20-vjeçari nuk pranoi që të dorëzohej dhe gjatë operacionit u plagos me snajper, ndërsa më pas u neutralizua dhe u nis për në Spitalin e Traumës.
[gallery]20244[/gallery]
Rreth tre orë pas ngjarjes ka mbërritur me barelë në Spitalin e Traumës Aldo Lleshaj. I plagosur në këmbë, i prangosur dhe i gjakosur, 20-vjeçari do të marrë kujdesin e duhur mjekësor për t’u përballur më tej me akuzat.
Autori është goditur me plumb në këmbën e majtë dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale dhe më pas do të marrë ndihmën mjekësore nën vëzhgimin policor.
Policia e Krujës e njeh Lleshajn si person problematik, por nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penal.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivin e plagosur Nikolin Gjergji gjatë tentativës për të arrestuar autorin e grabitjes sot në mëngjes.
Tahiri viziton policin e plagosur
/Shqiptarja.com

VIDEO/Momentet kur autori plagoset dhe arrestohet