VIDEO/ 'Plas në PD', Julian Deda ironizon Belind Këlliçin: Sigurisht, Tirana është e tironsve, por është edhe e korçarit, e shkodranit, e beratasit

Julian Deda ironizoi sot kandidatin tjetër të primareve ne PD për Tiranën, Belind Kelliçin lidhur me deklaratën raciste dhe ndasore që ai bëri pak ditë me parë ndaj qytetarëve të ardhur nga rrethet në kryeqytet.

Gjatë prezantimit të platformave të tyre, Deda tha se Tirana nuk është vetëm e mikpritësve, por dhe e gjithë shqiptarëve që kanë ardhur nga rrethet dhe jetojnë këtu. Gjate kohes se Julian Deda fliste, Belind Kelliçi qëndroi koke ulur.

“Sigurisht, Tirana është e mikpritësve, e tironsve. Tirana është e të gjithë shqiptarëve. Por Tirana është e korçarit, e shkodranit, e beratasit. Është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Prandaj kemi për detyrë të gjithë bashkë të japim një kontribut për Tiranën”, tha Julian Deda.

Këlliçi tha në një emision televiziv se “nuk jam i ardhur në Tiranë” dhe kjo deklaratë që është pritur keq nga qytetaret.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani.ST: 19/11/2022 15:24

    Sbahet ma Partia Demokratike qe kure ne vend te seriozve jane bere pjese “qyfyregjinjt” Jul Deda politikani Humorist ????

    Përgjigju
  • Niku: 19/11/2022 15:09

    Ik more humor kaps se nuk je per kete pune ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja