Primaret e Berishës për Tiranën/ 7 kandidatët dalin në takimin e parë elektoral: Të largojmë modelin e Veliajt

Largimi i modelit të Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës është qëllimi i përbashkët i 7 kandidatëve të primareve të Sali Berishës për kryeqytetin. Duke folur para demokratëve të degës 1 dhe 2, Belind Këlliçi që shihet edhe më favoriti përballë Veliajt, thotë se modeli i kryebashkiakut të Tiranës është më I keq se ai I kryeministrit Rama.

“Duke parandaluar Erion Veliajn, parandalojmë një model më të keq se Edi Rama. Një njeri që na ka pamundësuar jetesën në kryeqytet. Përballë tij duhet të jemi në një betejë shumë të ashpër. Modeli që duhet t’i vëmë përballë është një model komplet ndryshe nga ai.”- u shpreh Belind Këlliçi.

“Duhet të luftojmë kundër Erion Veliajt, jo si person, por modelit të tij si politikan. Sepse ai ka lënë këtë model edhe te bashkëpunëtorët e tij, duhet t’i sitim mirë këta njerëz. Veliaj është një pedofil politik, shfrytëzon fëmijët për vota.”- tha Julian Deda.

Për të arritur këtë, kandidati në primaret për Tiranën, Ilir Alimehmeti thotë se duhen edhe votat e të majtëve.

‘Na duhen votat e të majtëve.  E para që ata kanë më shumë frikë është transparenca, unë ftoj që ditën e parë KLSH auditin të shohin për çfarë është bërë aty. Dëgjesa me njerëzit dhe ekspertë. Do të kujtoja Olldashin, karriera e çdo anëtari mbi atë se kontributet, sepse ne mund të ecim para vetëm bashkë dhe pastër.’- u shpreh Alimehmeti.

Në krye të bashkisë së Tiranës, Gerd Bogdani thotë se do të auditojë cdo qindarkë korruptive.

“Ka ardhur koha të hetohet dhe auditohet çdo qindarkë në bashkinë e Tiranës.”- tha Bogdani.

Programin e tyre e prezantuan edhe kandidatët e tjerë në garë, Adriana Kalaja, Enkelejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi, të cilët premtojnë zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve të Tiranës.

Mes këtyre 7 emrave, PD do ta zgjedhë më 4 dhjetor kandidatin zyrtar përballë Erion Veliajt për kryebashkiak.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
Kalaja: Nuk i ndahem kauzës sime, do e shpëtoj Tiranën vetëm me tritol

Kandidatja në primare për Bashkinë e Tiranës, Adriana Kalaja prezantoi sot para demokratëve platformën e saj. Kalaja tha se do t’i shkojë deri në fund motos së saj se Tiranës do i vë tritolin për të hedhur në erë ndërtimet e paligjshme.

“Vendimi i parë që do bëj është futja e ligjit për referendumin vendor. Ky është një ligj që i jep të drejtën e votës çdo qytetari për të përcaktuar qoftë me ato investime në zona të ngushta, në lagje apo rrugica, por edhe investime që lidhen me gjithë Tiranën dhe me disa ndërtime që janë bërë në kundërshtim me ligjin, por edhe që përfaqësojnë një pjesë të errët të historisë.

Referendumin e parë që do propozoj do ishte nëse mendojnë qytetarët e Tiranës të prishet apo jo Piramida. 

“Tirana shpëtohet me tritol do i qëndroj deri në fund kësaj kauze për të hedhur në erë ndërtimet  e paligjshme, për të kthyer Tiranën në identitetin e saj”, tha Kalaja.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/11/2022 01:35

    Znj.Kalaja,ke harruar sa tallona ke ngene e sa gjera te tjera te kane munguar,qe te blihej materiali i cmuar per Piramiden? Dhe ti kerkon t'a vesh ne referendum ekzistencen e saj?!Lere Piramiden,por ndrysho e permireso Tiranen,por jo me tritol,sepse pasi tymi i shkaktuar nga tritoli imagjinar do te shperndahet,do te zbulosh qe te vetmen qe ke hedhur ne ere,ka qene kandidatura jote.

    Përgjigju
  • Bibo: 19/11/2022 23:05

    Na mbyten putanat!

    Përgjigju
  • Jimmy: 19/11/2022 20:49

    O bageti mblidh mendjen!!ti sben as per pipa me!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë