Moti i ngrohtë me diell riktheu pushuesit në Shëngjin ketë fundjave. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur e deri në Kune ishte e populluar, me dhjetera pueshues nga Shqipëria e Kosova duke shijuar rrezet e diellit dhe feskinë e detit.

Më së shumti bregdeti frekuentohet në fundjavë, por ka dhe qytetarë që kanë vendosur të bëjnë pushime disa ditore në këtë periudhë.

Numri i pushuesve në Shëngjin është gjithnjë në rritje, ndërsa përgatitjet për sezonin turistik janë drejt fundit dhe pritet të hapet zyrtarisht brenda muajit maj.