Shkëlzen Gashi, sulmuesi shqiptar i Colorado Rapids, ka realizuar një supergol në ndeshjen e fundit të ekipit të tij në kampionatin amerikan kundër Colombus Crew.
“Bomberi” i lënë në harresë nga Christian Panucci në minutën e 26-t të takimit ekzekutoi në mënyrë të papritur një goditje dënimi, duke shtangur skuadrën kundërshtari e cila u zu në bafsi. Po ashtu edhe portieri, të cilit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të nxirrte topin nga rrjeta.
Komento