Shansi i humbur për t'u bërë 'hero', Shkëlzen Gashi largohet nga futbolli

Shansi i humbur për t'u bërë 'hero', Shkëlzen Gashi largohet nga futbolli

Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi ka vendosur të "varë këpucët në gozhdë" në moshën 34-vjeçare. Ish-sulmuesi i Kombëtares ka qenë pjesë e Aarau në Zvicër, teksa ka luajtur 16 ndeshje me Shqipërinë (1 gol). Në një komunikatë në kanalet e komunikimit, Gashi ka treguar largimin nga futbolli i luajtur.

"Përshëndetje të gjithëve. Ka ardhur koha të ju informoj që kapitulli im i futbollit do të mbyllet në fund të këtij sezoni. Dua të falënderoj klubet e mija dhe bashkëlojtarët për momentet e paharruara dhe të suksesshme. Një falënderim i madh shkon për familjen time dhe shokët për mbështetjen. Jam shumë i entuziazmuar për të ardhmen dhe çdo gjë që do të vijë. I juaji Shkeli”, shkruan Gashi.

Sulmuesi mbahet mend nga tifozët e Shqipërisë për rastin e humbur në finalet e Euro 2016 kundër Zvicrës në Francë. Më 14 qershor 2016 Gashi kishte shansin të ishte heroi i kuqezinjve, duke u ndalur nga Sommer. 34-vjeçari aktualisht është pjesë e Aaraus në ligën e dytë të Zvicrës, teksa më parë ka luajtur edhe tek Bellinzona, Schaffausen, Xamax, Zurich e Baseli në Zvicër, kurse në ligën MLS në SHBA, ishte pjesë e skuadrës Colorado Rapids.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë