Parakalimi i gabuar mund të jetë burim i rrezikshëm aksidentesh rrugore me pasoja deri edhe fatale për jetën. 

Policia njofton se 6 shoferëve iu janë hequr patentat gjatë kësaj të marte pasi janë futur në parakalim në një rrugë me 2 sense duke përshkuar karexhatën kundërvajtje.

Videoja ku drejtuesit e mjeteve hyjnë në kundërvajtje është publikuar nga Policia e Shtetit, ndërkohë që është filmuar në mes të kryeqytetit, në rrugën e “Dibrës”. 

Policia e Shtetit vijon me fushatën e sensibilizimit të drejtuesve të mjeteve për të disiplinuar qarkullimin rrugor dhe minimizuar rreziqet për jetën.