Policia Maqedonase godet me shkopa gome refugjatet në stacionin hekurudhor në qytetin jugor Gjevgjeli të Maqedonisë, duke mos i lejuar që të ngjiten në trenin e linjës ndërkombëtare.

Në videon e publikuar në mediat e huaja duket se si turmat e njerëzve (gra, burra dhe fëmijë) në mënyrë barbare nuk lejohen të hipin në tren, për të udhëtuar drejt Tabanoc, qytet në kufirin me Serbinë.

Në këtë linjë qytetarët paguajnë një çmim bilete prej 5 eurosh.
 
Ne mediat e huaja janë publikuar pamjet kur policët kanë goditur turmat e emigrantëve duke mos i lejuar që të ngjiten në këtë tren, ndërko kjo mënyrë transporti që lidh Maqedoninë me Serbinë është kthyer në shpresën e tyre të fundit. Qytetarët janë filmuar duke shtyrë njëri­ - tjetrin vetëm e vetëm për të zënë një sedilje në trenin gjysmë të shkatërruar.