Policia Rrugore e Tiranës vijon në të gjithë territorin kontrollin në mjetet që transportojnë nxënës të shkollave në kryeqytet, për vendosjen e rripit të sigurimit.

Por frika se fëmijët janë mësuar që t’a vendosin rripin e sigurimit vetëm në momentin që shohin të policin  rrugorë, ka bërë që këto të fundit ‘të provokojnë’  fëmijët për të parë nëse ajo që mendojnë është e vërtetë.

Në një video të publikuar nga  Policia Rrugore e Tiranës, shihet teksa polici i pyet nxënësit: Shoferi ju thotë vazhdimisht që të vendosni rripin e sigurimit? E ndërsa fëmijët e pohojnë njëzërazi.

Polici
T’ju bëj një pytje?

Fëmijët
Po

Polici
Shoferi ju thotë vazhdimisht të vendosni rripin e sigurimit?

Fëmijët
Po

Polici
Po ju i vendosni?

Fëmijët
Po

Polici
Të gjithë?

Fëmijët
Po

Polici
 A ka ndonjë pa rrip sigurimi?

Fëmijët
Jo

Polici
Shumë mirë