Duke dalë jashtë çdo skenari dhe parashikimi të mundshëm, Ukraina theu egon dhe krenarinë e Rusisë, e cila shquhet si një ndër superfuqitë ushtarake në botë.
Ushtria ukrainase jo vetëm ka ditur të bëjë rezistencë por për më tepër, ka mundur të përparojë ushtarakisht në brenda territoreve ruse.
Së fundmi, prej dy ditësh, qyteti rus i Belgorod-it është nën sulme të vazhdueshme të grupeve ushtarake ukrainase.
Belgorod, qyteti më i madh pranë kufirit me Ukrainën, rreth 40 kilometra, si dhe fshatrat përreth janë gjetur në befasi nga një sërë sulmesh prej Legjionit Rus brenda ushtrisë ukrainase.
Ky grup është i përbërë nga shtetas rusë që janë kundër regjimit të Vladimir Putinit.
Legjioni rus i ushtrisë ukrainase pretendon se ka eliminuar dhjetra postblloqe me ushtarë dhe tanke ruse, dhe i bën thirrje qytetarëve në Belgorod të largohen sa më parë ose t’i bashkohen luftës për çlirimin e vendit nga regjimi i Putinit.
More scenes from Belgorod, Russia. pic.twitter.com/r7OATYBYw2
— Jay in Kyiv (@JayinKyiv) March 14, 2024