Trishtimi në radhët e francezëve ishte i pashmangshëm dhe jo i vogël. Në një video të filmuar pas ndeshjes shihet një tifoz francez që qan i pikëlluar dhe zemërthyer. Menjëherë pas lotëve të tij një fëmijë i vogël që kishte veshur fanellën e Portugalisë i afrohet për ta ngushëlluar duke i dhënë dorën.
Dy tifozët e skuadrave kundërshtare pasi kanë shkëmbyer disa fjalë midis tyre janë përqafuar njëri-tjetrin duke theksuar edhe një herë ndikimin e madh që futbolli luan në marrëdhëniet midis njerëzve.