Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier iu desht të priste për rreth gjysmë ore në derën e avionit që e çoi në Doha përpara se një zyrtar i Katarit të vinte ta mirëpriste.
Steinmeier priti në shkallët e avionit sepse ministri i Jashtëm i Katarit Sulltan bin Saad Al Muraikhi nuk u shfaq për ta pritur
Për të pritur Steinmeier-in më pas erdhi vetëm ambasadori gjerman në Katar, Lothar Freischlader. Ministri i Jashtëm i Katarit Sulltan bin Saad Al Muraikhi mbërriti pas 30 minutave dhe më pas u nis për një takim me Emirin Tamim bin Hamad Al Thani.
Në takim u diskutuan çështjet dhe zhvillimet në agjendën rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti për situatën në Rripin e Gazës dhe territoret palestineze.
Mësohet se Emiri i Katarit theksoi rëndësinë e sigurimit të një armëpushimi të qëndrueshëm në rajon, mbrojtjen e civilëve, ofrimin e ndihmës humanitare për banorët e Rripit të Gazës dhe gjetjen e zgjidhjeve mes dy shtete në përputhje me rezolutat ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
-
Keshtu duhet. Askush nuk duhet ti prese kriminelet qe po bejn gjenocid ne palestine.
Përgjigju -
Zehn minutën=10 minuta
Përgjigju-
Po mir o burr, se gazetat tona e kan qejf ti fryjne pak lajmet. Leri te gezohen
-
-
Pse nuk u ktheve mbrapsht???
Përgjigju












Komente
Komento