Presidenti i Komisionit Evropian me rastin e festave të fundvitit duket se ia lejon vetës të pijë ndonjë gotë më tepër, paçka se më pas duhet të shkojë në takime të rëndësishme zyrtare. Në të gjitha mediat botërore po qarkullon një video ku shihet Juncker i dehur në takime apo edhe pritje të ndryshme. Nga një vizitë në Polini, ai shihet duke dalë nga makinë me këmbët që e tradhtojnë dhe sjelljet e çuditshme.
/Shqiptarja.com
Kreu i KE, përdori tone fyese për liderët europian, gjatë një deklarate të përbashkët për mediat, në samitin e organizuar në Letoni. Momenti më i pazakontë në publik ishte ai kur Juncker i dehur, qëlloi me shuplakë disa prej liderëve europian, ndërsa e cilësoi si diktator Kryeministrin hungarez. Por kjo nuk është e vetmja shfaqje e tillë e 62-vjeçarit që drejton Komisionin Europian.
Gjatë bisedimeve kritike të OKB-së në Dhjetor 2017 mbi Qipron, Juncker dukej se ishte totalisht tapë dhe shfaqet duke qeshur kot më kot dhe i ka gjuajtur edhe Kryeministrit grek, Alexis Tsipras.
Er.K/Shqiptarja.com








